KQZ ndan mjetet financiare nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike parlamentare
dp

Lexo edheOsmani s’komenton takimin me Abdixhikun, shmang përgjigjet për postin e presidentes dhe një takim të ri me Kurtin

Vendimi është marrë në mbledhjen e 75-të të KQZ-së për këtë vit, e cila u zhvillua në mënyrë elektronike dhe u drejtua nga kryesuesi i institucionit, Kreshnik Radoniqi.
Sipas vendimit të miratuar, fondet do t’u ndahen partive politike të përfaqësuara në Kuvend, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
KQZ ka bërë të ditur se pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10 për qind e fondit të dedikuar për mbështetjen e punës së deputetëve dhe grupeve parlamentare do të ndahet përmes një vendimi të veçantë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lexo edheOsmani s’komenton takimin me Abdixhikun, shmang përgjigjet për postin e presidentes dhe një takim të ri me Kurtin
Sipas legjislacionit në fuqi, shpërndarja e mjeteve financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike bëhet në bazë të numrit të ulëseve që secili subjekt politik ka siguruar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me këtë vendim, KQZ vazhdon zbatimin e obligimeve ligjore për financimin e partive politike parlamentare, ndërsa ndarja e pjesës së mbetur të fondit për deputetët dhe grupet parlamentare do të realizohet pas vendimit të veçantë që pritet të merret pas konstituimit të plotë të Kuvendit. /Lajmi.net/