HomeLajmeKQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

Të ngjajshme

Pasi dështoi me Alissonin, Juventusi hedh sytë te një tjetër yll i Premierligës

Juventusi po kërkon një portier të ri. Pas formës së...

Mitrovicë e Jugut: Shoferi kapet me shpejtësi më shumë se dyfishin e lejuar

Njësia e Trafikut Rrugor në Mitrovicën e Jugut ka...

Ronela Hajati dhe Capital T publikojnë këngën “Koishii”

Dy artistët e njohur shqiptar, Ronela Hajati dhe Capital...

Cakolli: Diaspora mund ta çojë LVV-në në rreth 46%, AAK rrezikon të bjerë nën 6%

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në...

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur proceset dhe aktivitetet që e presin këtë institucion gjatë ditëve në vijim.

Pas numërimit të rezultateve preliminare, Elezi deklaroi se ka filluar numërimi i votave për kandidatët për deputetë, duke pasuar me verifikimin e rezultateve të subjekteve politike pas numërimit të fletëvotimeve në 38 qendra komunale të numërimit.

Në këtë proces do të angazhohen mbi 2200 anëtarë të KQZ-së.

“Sipas planifikimeve, verifikimi dhe numërimi paraditen e së hënës ka filluar në Qendrat Komunale të Numërimit të 15 komunave. Ndërkaq, pasdite aktivitetet do të fillojnë në Qendrat Komunale të 23 komunave të tjera”, u shpreh Elezi para mediave.

Zëdhënësi i KQZ-së po ashtu bëri të ditur se si do të shkojë procesi i numërimit të votave të diasporës.

Ai shtoi se certifikimi i rezultateve përfundimtare zgjedhore pritet të bëhet deri më datën 6 korrik.

“Por kjo varet nga ecuria e procesit, ndërsa këto janë vetëm planifikime”, u shpreh Elezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz