KQZ certifikon 34 kandidatë të pavarur, verifikimi i listave pritet të zgjasë më shumë
dp

Lexo edheArrestohet zyrtari korrektues për ndihmë në arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

Gjatë kësaj mbledhjeje, u bë e ditur gjithashtu se në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe 33 iniciativa qytetare, transmeton lajmi.net.
Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, deklaroi se procesi i verifikimit të kandidatëve pritet të zgjasë më shumë se zakonisht, për shkak të pushimeve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Ai theksoi se Zyra e Sekretariatit tashmë është duke përgatitur listat përfundimtare të kandidatëve për t’i dërguar për verifikim, një procedurë e domosdoshme para certifikimit përfundimtar.

Lexo edheArrestohet zyrtari korrektues për ndihmë në arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut
“Po ka qenë kërkesë edhe e juaja, zyra është duke përgatitur listën, e cila do të ketë të gjitha informacionet. Verifikimi i kandidatëve do të merr kohë më shumë se zakonisht. Kjo pse pjesa më e madhe e Këshillit Gjyqësor i Kosovës është në pushim.
Numër më i madh i kandidatëve do të jenë që do të dërgohen për verifikim. Numri i kandidatëve dihet saktësisht, një subjekt i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës mund të mbërrijë rreth 800-850 kandidatë që mund të dërgohen për verifikim”, tha Buzhala./lajmi.net/