back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKQZ arsyetohet për numrin më të madh në listën e votuese se...

KQZ arsyetohet për numrin më të madh në listën e votuese se sa banorët në Kosovë

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar arsyen se përse numri i votuesve dhe banorëve është përafërsisht i njëjtë.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi në një përgjigje. Ka treguar se ku bëhet dallimi ndërmjet listës votuese dhe regjistrimit të popullsisë. Sipas tij, në listën e votuesve janë të përfshirë edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit. Por të cilët nuk janë të përfshirë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

“Në listën e votuesve përveç votuesve që jetojnë në Kosovë përfshihen edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit. Ndërsa në regjistrim dhe në vlerësim të popullsisë përfshihen vetëm banorët që jetojnë brenda vendit, rezidentët”, ka thënë Elezi.

Ky sqarim i KQZ-së vjen pas deklaratës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqin. I cili është shprehur i habitur që në listën e votuesve në KQZ-së. Numri i banorëve me të drejtë vote është më i madh se numri i popullsisë në Kosovë.

Krasniqi në një intervistë thotë se në bazë të vlerësimit të numrit të popullsisë të vitit 2018. Kosova ka një popullsi prej 1 milionë e 795 mijë banorë dhe nëse merret parasysh kontingjenti i votuesve potencial. Që janë diku përafërsisht prej 1 milionë e 800 mijë votues. Del që ka më shumë votues sesa popullsi rezidente në Republikën e Kosovës.

Edhe pse ka marrë përsysh numrin e diasporës, sipas tij, ka një shifër më të madhe të listës së votuesve. Në krahasim me popullsinë rezidente në Republikën e Kosovës deri më 31 dhjetor 2018.

Deri më tani tri koalicione janë dorëzuar në KQZ

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz