back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeKostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për çmimet

Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për çmimet

Të ngjajshme

Bosnja dhe Serbia, pjesë e nismës amerikane për sigurinë energjetike të rajonit

Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë ndër 12 shtetet...

Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen

Edhe gjashtë ditë pune kanë mbetur nga afati kushtetues...

​Filharmonia e Kosovës shfaq koncert në Vjenë

Sonte në Vjenë prezantohet Orkestra Harkore e Filharmonisë së...

Sorloth e kalon Atletiko Madridin në epërsi ndaj Club Brugge (VIDEO)

Atletiko Madrid ka kaluar në epërsi ndaj Club Brugge,...

Nga produktet ushqimore bazë, deri te shërbimet tjera, kostoja e jetesës ka shënuar rritje në Kosovë.

Qytetarët ankohen se çmimet janë të larta, teksa edhe kërkojnë që të merren veprime për parandalimin e abuzimeve të mundshme me to.

Rritjen e pakontrolluar të çmimeve, ekzekutivi po synon ta parandalojë përmes Ligjit për Çmimet Tavan.

Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar inicimin e procedurës për këtë projektligj, në mënyrë që të garantohet stabiliteti në treg.

Ekspertë të ekonomisë kërkojnë që të bëhet kujdes pasi tregu është i lirë dhe çmimet përcaktohen nga oferta dhe kërkesa.

Megjithëse ata shprehin nevojën për ndërhyrje të drejtë kur konsumatorët përballen me rritje të papritura të çmimeve.

“Para se të vendosej që ky ligj të kthehej në Kuvend, do të duhej të ishin disa masa para se të votohej ligji i ri. Për shembull të ulet TVSH për produktet bujqësore, të ndihmohet prodhuesi vendor, të ketë qasje më të lehtë prodhuesi vendor, në mënyrë që kur të ballafaqohen me ligjin apo kur vjen ligji në Kuvend të ketë një arsyeshmëri në mënyrë që të votohet nga deputetët e të mos shkelet Kushtetuta”, tha Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë

Por, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në momentin që një produkti i vendoset marzha e caktuar, atëherë ai nuk do të mund të importohet.

Rafuna potencoi se janë duke e pritur propozimin konkret të ministrisë për ta shqyrtuar të njëjtin.

“Në momentin që një produkti i vendoset një marzhë e caktuar atëherë ai produkt nuk importohet, por çka do të ndodhë, rreziku është që të importohen produkte me kualitet më të ulët. Për këtë arsye u dakorduam me ministren që të shohim se cilat janë mundësitë dhe propozimet zyrtare konkrete që ndihmojnë për ulje të inflacionit”, tha Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike.

Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për çmimet tavan në 2022-tën, por i njëjti ishte shpallur në 2023-ën i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz