Kosovë – Gjermani, konfirmohet ‘miqësorja e ëndërrave’, përfaqësuesi i FFK-së tregon detaje

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.
Djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Malin e Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45, shkruan Zëri.info.
Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresohet për një rezultat pozitiv nesër.
Përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani Fehmi Kongjeli në një intervistë për RTK ka folur për marrëveshjen mes FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Gjithashtu Kongjeli ka zbuluar se në vitin e ardhshëm do të zhvillohet miqësorja mes yjeve të Gjermanisë dhe Kosovës.

Lexo edheKjo është kombëtarja e parë që siguron Euro 2020
“Kur jemi te miqesoret, kemi pasur që ta zhvillojmë një miqësore mes yjeve më të mëdha të futbollit gjerman si Effenberg e të tjerët dhe Kosovës këtë vit”, tha Kongjeli, përcjell Zëri.info.
“Por, FFK ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet në mars në nder të 20 vjetorit të Ambasadës gjermane në Kosovë”, tregoi Kongjeli.
“Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri”, shtoi ai.














