
Kjo është kombëtarja e parë që siguron Euro 2020
BILLI·

Belgjika është kombëtarja e parë që ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020.
Me një fitore të thellë 9:0 në shtëpi ndaj San Marinos, Belgjika ka siguruar një vend në garën më të rëndësishme evropiane.
Në këtë ndeshje për Belgjikën shkëlqeu Romelu Lukaku me dy gola të shënuara, që njëherit u bë edhe lojtari i parë që arrin të shënoi 50 gola për këtë ekip kombëtar.

Lexo edheKosovë 1-0 Gjibraltar, notat e lojtarëve: Shkëlqyen dy mbrojtësit qendrorë, Florentët dhe Rashkaj
Me këtë fitore, Belgjika numëron 21 pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin I pas shtatë xhirosh, duke siguruar tashmë Euro 2020./Lajmi.net/














