Kombëtarja e Kosovës sonte do të luajë një ndeshje shumë të vështirë.
Kosova do të ndeshet me Bullgarinë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur, si në çdo ndeshje tjetër të kombëtares dhe atmosfera pritet të jetë e ‘zjarrtë’.
Vlen të theksohet se kjo është ndeshja e parë e kombëtares së Kosovës në kualifikimet për kampionat evropian, kurse Bullgaria luan ndeshjen e dytë – pas barazimit 1-1 ndaj Malit të Zi.
Kololli dhe Kryeziu do të luajnë nga minuta e parë në këtë duel – edhe pse ishin në dyshim.
Pak para këtij dueli janë publikuar edhe formacionet zyrtare:


