back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKosovari i vrarë në Londër në sy të familjes, dyshohet për lidhje...

Kosovari i vrarë në Londër në sy të familjes, dyshohet për lidhje kriminale në Suedi

Të ngjajshme

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të...

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Kosovari, Flamur Beqiri, që u qëllua për vdekje në prezencë të familjes së tij në qytetin e Londrës, policia angleze dyshon se ai kishte lidhje kriminale në Suedi.

Beqiri, kishte shtetësi suedeze dhe ishte vra në rrugën e Kishës Battersea në Wandsëorth, në jug-perëndim të Londrës, rreth orës 21:00.

Policia londineze dyshon se sulmi ndaj 36-vjeçarit kishte qenë i menduar më herët. Derisa deri më tani nuk është arrestuar asnjë person, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas raportimeve, Flamur Beqiri është vëllai i modeles Misse Beqiri, e cila në Londër është e njohur.

Fqinjët natën kur është vrarë, Flamur Beiqiri kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe një grua që bërtiste për ndihmë.

“Familja e Flamurit, gruaja e tij dhe fëmiju i ti shumë i ri, janë dëshmitarët e këtij sulmi të tmerrshëm dhe se bota e tyre po kthehet përmbys”, ka thënë majori i krimeve Jamie Stevenson.

Po ashtu ai ka shtuar se Beqiri ishte me prejardhje shqiptare dhe në Londër ishte duke jetuar për katër ose pesë vjet.

“Puna është duke vazhduar për ta gjetur motivin e kësaj ngjarje dhe derisa jemi duke bërë hetimet, ne jemi duke dyshuar se ky ishte një sulm i planifikuar”, ka thënë Major Stevenson.

“Ne mendojmë se Flamuri mund të ketë qenë i përfshirë në ndonjë krim në Suedi, ku jemi në kontakt me homolgët tanë suedezë, për të kuptuar se për cfarë ka mundur të ndodh ky incident”, ka treguar Stevenson.

Sulmuesi dyshohet të ketë ikur në këmbë në drejtim të Urës “Battersea Road”.

Policia ka bërë apel tek qytetarët që kushdo të ketë informacione të paraqitet në polici.

Gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 145 vrasje vetëm në Londër, numër ky më i lartë se ai i vitit 2018.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz