back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeKosova s'është gati ta miratojë demarkacionin, qëndrimi i Haradinajt lajm edhe në...

Kosova s’është gati ta miratojë demarkacionin, qëndrimi i Haradinajt lajm edhe në mediat ndërkombëtare

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Agjencia e lajmeve AP ka shkruar sot se Kryeminisrti i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ende nuk ka caktuar një afat të qartë kohor për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me vendin fqinj.

Këtë lajm e kanë publikuar edhe mediat prestigjiozë botërore si “Washingon Post” dhe “ABC News”, transmeton Gazeta Express.

“Kryeministri Ramush Haradinaj tha të mërkurën në Shqipëri, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që qeveria e tij po punoj për ta zgjidhur demarkacionin dhe se do të fillojë të bisedojë me Malin e Zi ‘kur të kemi të gjetura më të qarta për këtë çështje”, shkruan agjencia e lajmeve AP, lajm ky i publikuar edhe në gazetën “Washington Post”.

Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ishte nënshkruar më 2015’ën. Brukseli ka vendosur këtë marrëveshje si kusht për t’i listuar qytetarët e Kosovës në vendet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në zonën Shengen.

Ndërsa, media amerikane “ABC News”, ka cituar ministrin e ri të Jashtëm të vendit, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi “është e pamundur për momentin”.

“Ministri Behgjet Pacolli tha të martën në Mal të Zi se ‘ne kemi vështirësi…përbërja në parlamentin tonë është mjaft e komplikuar dhe ratifikimi i marrëveshjes është i pamundur për momentin’”, shkruan ABC News, transmeton Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz