back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeNisin operacionet në QKUK, në vend të gazit oksidul përdoret ajri i...

Nisin operacionet në QKUK, në vend të gazit oksidul përdoret ajri i komprimuar (Dokument)

Të ngjajshme

Serbët me thirrje “Kosova – Serbia” edhe në ndeshjen ndaj Anglisë

Në ndeshjen Serbi – Angli që po zhvillohet në...

Prezantohet zyrtarisht iPhone 17, 17Pro dhe Air – kaq kushtojnë

Apple zbuloi një mori produktesh të reja të martën...

Krasniqi pret në takim ambasadorin e Australisë, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi,...

MPJD konfirmon arrestimin e Hazir Hazirit në Merdarë gjatë hyrjes në Serbi me automjet privat

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, konfirmon arrestimin...

Që nga data 7 shtator, në sallat operative të Klinikës së Kirurgjisë të QKUK-së nuk janë kryer operacionet. Kjo për shkak të vdekjeve të dyshimta të tre pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë pak më shumë se dy javë më parë në këto salla, shkaku i të cilave dyshohet të jetë gazi oksidul.

Por pas dy javëve mospunë, klinikat e kirurgjisë janë kthyer në gjendje funksionale.

Komisioni Profesional më datë 25 shtator ka marrë vendim që të fillojë me punë në sallat operative.

Në vendimin të cilin e ka siguruar Gazeta Express, komisioni i përbërë nga doktor Nehat Baftiu, Saudin Maliqi, Rifat Bajrami, Rexhep Gjyliqi si dhe Mehdi Krasniqi kanë marrë vendim që të bëhet funksionalizimi i sallave ku do të aplikohen metodat e anestezionit të cilat e përjashtojnë përdorimin e gazit oksidul (N20) duke mundësuar kështu përdorimin e ajrit të komprimuar, i cili është në sistem dhe me të cilin furnizohen Klinika e Kardiokirurgjisë, sallat e Klinikës Emergjente si dhe disa klinika në QKUK.

Ndërkaq, rreptësisht nga ana e këtij komisioni është ndaluar përdorimi i gazit N20.

Tutje në vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Express thuhet se Shërbimet Teknike dhe ato të Pajisjeve Mjekësore janë të obliguara që në vazhdimësi të kontrollojnë dhe të mirëmbajnë sistemin sipas detyrave dhe përgjegjësive të sektorëve përkatës.

Organet e hetuesisë si Prokuroria, Policia e në anën tjetër Inspektorati Shëndetësor, janë duke i hetuar shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tre pacientëve në QKU më datë 7 shtator të këtij viti. Dyshimet e para bien mbi gazin oksidul (N20), i cili pa licencë adekuate ishte prodhuar në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz