back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKosova pranon dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS nga Turqia

Kosova pranon dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS nga Turqia

Të ngjajshme

Gashani: Dyfishohet mbështetja për sportistet dhe trajneret femra – nga 200 në 400 euro

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se qeveria...

Semenyo shpallet lojtari i muajit shkurt në Premierligë

Antoine Semenyo po kalon një superformë me Manchester Cityn. Ganezi,...

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të pandehurit për krime lufte

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën...

Armatimi në veri, Elshani: Për mbi 20 vjet mungoi kontrolli institucional

Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur...

Çertifikohen dy qenë policorë

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova ka pranuar sot dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të cilat janë siguruar përmes kontratës me prodhuesin shtetëror turk të armatimit Roketsan.

Sipas Maqedoncit, këto sisteme janë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në dhjetor të vitit 2023 dhe paraqesin një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

OMTAS, i njohur si Orta Menzilli Tanksavar Silah, është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe objektiva të fortifikuara ushtarake. Ky sistem rrit ndjeshëm aftësitë operacionale të FSK-së në përballje me skenarë të ndryshëm kërcënimi.

Ministri ka theksuar se shtimi i llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve anti-tank synon mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit dhe përshtatjen me terrene të ndryshme, duke rritur fleksibilitetin dhe gatishmërinë e ushtrisë së Kosovës.

Postimi i plotë i ministrit Ejup Maqedonci:

Sot pranuam dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz