back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKosova nuk është në topagjendën amerikane

Kosova nuk është në topagjendën amerikane

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Duke qenë se Kosova nuk është ndonjë vend me krizë të madhe politike, pritet të mos jetë në topagjendën e administratës së re amerikane, në krye me presidentin e ri, Donald Trump. Analistët vlerësojnë se Trump nuk e ka më prioritet Evropën e aq më pak Ballkanin, por se gjithçka varet nga relacioni i tij me Rusinë. Megjithatë inercioni që Kosova ka si një nga vendet më proamerikane, dhe relacionet historikisht të mira edhe me republikanët do të bëjnë që të mos ndryshojë qasja amerikane ndaj Kosovës.

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Haki Abazi, vlerëson se qëndrimi i Trumpit karshi shteteve në rajon filloi të shihet prej ditës së parë të punës si president i SHBA-së.

“Në nivel të vlerave dhe parimeve po shihet qëndrimi i presidentit Trump edhe gjatë fushatës por edhe menjëherë pas fillimit të punës së tij në shtëpinë e bardhë, me largimin nga faqja e internetit çështjen e të drejtave të njeriut, të ndryshimeve klimatike. Këto janë sinjalet e para që në fakt tregojnë se qëndrimi në politikën e jashtme ka me qenë radikal”, ka deklaruar Abazi. /zeri.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz