BallinaLajmeKosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi në Prishtinë

Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi në Prishtinë

Të ngjajshme

Agim Ademi takon “shefin” e futbollit , flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi...

Cakolli: Përçarja e Kurtit me Osmanin do ketë impakt në rezultatin zgjedhor

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i...

Pas një viti pritje, vjen lajmi i madh për Qendrën e fëmijëve me autizëm dhe Down

Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese e...

Tabela e Superligës pas javës së 31-të

Sot janë zhvillur dy ndeshjet e fundit të javës...

​MINTI kërkon të prezantohen qartë specifikat e produkteve të qumështit në treg

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) kërkon...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt Prishtinës (Numri i fluturimit: XY1237).

Aeroplani me shtetasit boshnjakë pritet të ateroj në Prishtinë sonte në ora 23:00.

Dukagjini nga burimet e veta brenda ministrisë merr vesh ekskluzivisht se operacioni humanitar dhe logjistik u realizua me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe diplomatik për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë, raporton RTV Dukagjini.

Në koordinimin e këtij procesi, burimet e Dukagjinit thonë se rol të rëndësishëm ka pasur Ambasada e Kosovës në Zagreb, e cila ka bashkëpunuar me institucionet përkatëse dhe përfaqësitë diplomatike për të mundësuar kthimin e sigurt dhe të organizuar të udhëtarëve.

“Në zbatimin e këtij riatdhesimi rol kyq ka pasur Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb, e cila ka marrë pjesë aktive në koordinimin ndërmjet institucioneve përkatëse dhe përfaqësive diplomatike, me qëllim që të mundësohej kthimi i sigurt dhe i organizuar i udhëtarëve. Ky veprim konfirmon rëndësinë e solidaritetit ndërmjet shteteve dhe të komunikimit efektiv diplomatik në situata kur kërkohet veprim i shpejtë dhe i koordinuar për të siguruar mbrojtjen dhe kthimin e qytetarëve”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës edhe një herë ka dëshmuar gatishmërinë që, në bashkëpunim me shtetet partnere dhe rrjetet diplomatike, të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve humanitare dhe konsullore me rëndësi rajonale”, thotë burimi.

Ky riatdhesim është shembull i bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe i koordinimit diplomatik për zgjidhjen e çështjeve humanitare dhe konsullore me rëndësi rajonale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz