BallinaLajmeKosova lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Radojçiqin

Kosova lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Radojçiqin

Të ngjajshme

“Toki” jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Prishtinës

Rikthimi i Afrim Tovërlanit si trajner i Prishtinës ka...

“Mos më turpëro” – Gimbo këshillon Selin nëse del nga BBV 5

“Ndiqe zemrën, edhe çfarë të thotë zemra” Gimbo i ka...

Abdixhiku shtron iftar për myftiun Tërnava

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shtruar iftar për...

Ballkani sjell një transfer cilësor, ish-lojtarin e AEK-ut

Ballkani ka zyrtarizuar një prurje të re në skuadër. Boshnjaku...

Një vit e gjysmë pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, Gjykata ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili dyshohet të ketë gisht në vrasjen e politikanit serb.

Radojçiqi, gjithashtu, dyshohet për krim të organizuar dhe vepra të tjera të rënda.

Pas bastisjeve dhe refuzimit të ftesës për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale në Kosovë, prokurori i cili po heton vrasjen e Ivanoviqit thotë se është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për Radojçiqin, i cili dyshohet se po fshihet në Serbi.

Një person tjetër i afërt me Radojçiqin, gjithashtu, po kërkohet nga Prokuroria Speciale, raporton KTV.

Pas dosjeve të pranuara nga EULEX-i, së fundi Prokuroria Speciale ka zgjeruar hetimet edhe për Zvonko Veselinoviqin, i cili shumë herë ishte parë i shoqëruar nga nënkryetari i Listës Serbe.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata gjithashtu ka lëshuar një urdhër-arrest edhe ndaj tij.

Veselinoviqi, i cili vitin e kaluar ishte parë në veri, dyshohet për krim të organizuar, rrezikim të personelit të Kombeve të Bashkuara, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe për vrasjen e Ivica Rajicic në vitin 2014.

Që të dy serbët e shumë-kërkuar muajin e kaluar ishin paraqitur së bashku në një festë të tabloidit anti-shqiptar, ‘Informer’ nga Beogradi.

Hoxha më tutje ka thënë se kjo është mundësia e fundit të Prokurorisë që të sigurojë praninë e dy serbëve të dyshuar, të cilët për vite me radhë dyshohet se ishin marrë me krim të organizuar në veri të vendit.

Muaj më parë ishte Milan Radojçiqi, i cili e kishte ftuar prokurorin Sylë Hoxha që të shkonte ta intervistonte atë në Beograd, porse Prokuroria kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz