BallinaLajmeKosova kundërshton tarifën 5-euroshe të Shqipërisë për autostradën

Kosova kundërshton tarifën 5-euroshe të Shqipërisë për autostradën

Të ngjajshme

Skuadra shqiptare e përjashton ish-lojtarin e Ballkanit, dyshohet se shkaktoi qëllimisht penallti!

Skuadra e njohur shqiptare, Flamurtari ka përjashtuar kapitenin e...

Arbeloa: Rudigeri është shembull për futbollistët e rinj

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, e ka mbrojtur...

“Ke shumë ego, je arrogante”/ Përplasen ashpër Juela dhe Selin

Selin dhe Juela janë përplasur ashpër gjatë prime-it të...

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për taksën në Rrugën e Kombit.

Lekaj e ka ritheksuar se taksa është e lartë dhe se institucionet kosovare nuk pajtohen me këtë çmim, shkruan Indeksonline.

“Në takim me ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e ritheksova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është Rruga e Kombit.

Po ashtu, e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri, dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.

Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.
Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz