back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeKosova ka ambient të volitshëm për investitorët anglezë

Kosova ka ambient të volitshëm për investitorët anglezë

Të ngjajshme

Foda e Ademi zbarkojnë në SHBA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Fluturime të reja direkte nga Prishtina drejt Salzburgut me PrishtinaTicket!

PrishtinaTicket sjell linjën e re direkte për në Salzburg,...

Kurti: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Dogana zbarkon në një barnatore të Prishtinës, zbulon barna të rrezikshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në...

U.d. Ministri i MMPH-së, z.Ferat Shala, po qëndron për vizitë zyrtare në Londër, ku dje dhe sot ka realizuar vizita dhe takime me përfaqësues të institucioneve mjedisore, përfaqësues të institucioneve akademike e shkencore dhe investitorë të interesuar për investime në Kosovë.

Siç bëhet e ditur përmes njoftimit për medie të kësaj ministrie, Shala me këtë rast i ka njoftuar institucionet dhe bizneset angleze, për gjendjen e mjedisit në Kosovë, gatishmërinë e institucioneve kosovare për bashkëpunim, si dhe për kornizën ligjore dhe institucionale.

Me theks të veçantë është diskutuar për metodologjitë dhe mundësitë e trajtimit të mbetjeve urbane dhe mbetjeve minerare, ku z.Shala i informoi investitorët potencialë anglezë për ambientin e volitshëm që ofron Kosova për bizneset e këtij lloji, dhe i ftoi ata që të vijnë për të investuar në këtë fushë.

Gjate këtyre ditëve z.Shala, realizoi një takim të veçantë me udhëheqësin e Departamentit për Shkenca të Tokës dhe Inxhinieri, të Kolegjit Mbretëror të Londrës, prof. Jan Cilliers, si dhe vizitoi Muzeun e Kristaleve në Londër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz