back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKosova e të zhgënjyerve

Kosova e të zhgënjyerve

Të ngjajshme

Rama njofton reformën e Kuvendit: Numri deputetëve të jetë 101

Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste...

Koçiu ministre e Brendshme, Spiropali ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shpalli...

57-vjeçare por Mihria sfidon vajzat e reja (foto)

Këngëtarja kosovare Mirhie Braha po sfidon vajzat e reja. Në...

Gjysma e të rinjve kosovarë mendojnë se me librezën partiake në xhep kanë më shumë mundësi punësimi. Megjithatë, shumica prej tyre më së paku u besojnë partive politike.

Të rinjtë janë të zhgënjyer me politikanët, për shkak të paaftësisë së tyre që të angazhohen efektivisht për zgjidhjen e problemeve esenciale të tyre, shkruan Koha Ditore.

Rreth nëntëdhjetë mijë të rinj kanë të drejtë që në zgjedhjet e ardhshme lokale a parlamentare të shprehin bindjen politike edhe nëpërmjet fletëvotimit. Janë të moshës prej 17 deri në 21 vjeç, tregojnë të dhënat e nxjerra prej anketimit të kryer në dhjetor me 1.200 të rinj anembanë Kosovës.

Demarkacioni dhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si temat më aktuale të politikës kosovare, nuk janë pjesë e shqetësimeve kryesore të rinisë. Papunësia, zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit, shëndetësia dhe liberalizimi i vizave, janë pesë shqetësimet që kryesojnë listën e matjeve të kryera nga organizata joqeveritare, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Ahmet Rushiti, i cili ka udhëhequr anketimin e kryer nga KDI-ja, thotë se 55.5 për qind e të anketuarve kanë thënë se vendet e punës në sektorin publik krijohen për militantët partiakë. Ai tregon se partive nuk u besojnë as anëtarët e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz