back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKosova e 42-ta në Olimpiadë, la prapa shtete të mëdha

Kosova e 42-ta në Olimpiadë, la prapa shtete të mëdha

Të ngjajshme

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Falë dy medaljeve të arta, vendi ynë la pas vetes shtete të fuqishme që i kishin nga mbi 100 sportistë në Tokio

Kosova e mbylli të dielën eksperiencën e saj të mrekullueshme në “Tokyo 2020”. Sportisti i vetëm i mbetur në Japoni, Egzon Shala parakaloi në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike, shkruan Gazeta Express.

Vendi ynë u përfaqësua në Olimpiadë me 11 garues dhe u tregua jashtëzakonisht i suksesshëm. Kosova i fitoi dy medalje të arta falë xhudisteve Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Gjithashtu, i pati edhe dy vende të shtata me xhudistin Akil Gjakova dhe mundësin Egzon Shala. Me këtë rast, Kosova e mbylli aventurën e saj në Tokio në vendin e 42-të në renditjen e shteteve me medalje olimpike.

Vendi ynë me këtë rast la pas vetes shtete të fuqishme që i kishim edhe mbi 100 sportistë në “Tokyo 2020”. Kjo ishte hera e dytë që Kosova merr pjesë në Olimpiadë, pas asaj të Rios në vitin 2016. Në Brazil medalje të artë kishte fituar Majlinda Kelmendi.

E tash, Kosova në llogarinë e saj i ka tri medalje të arta. Lojërat e ardhshme Olimpike do të mbahen në vitin 2024 në Paris të Francës. Edhe aty, “Dardanët” synojnë të shkëlqejnë dhe të fitojnë medalje. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz