Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, së bashku me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka, kanë hapur sot në Tiranë punëtorinë për shkëmbimin e përvojave që burojnë nga procesi i anëtarësimit në BE.
Në njoftim shtohet edhe se, kjo punëtori është rezultat i dakordimit për thellimin e bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian, të arritur gjatë takimit të parë ndërmjet dy kryenegociatorëve, më 20 prill.
‘’ Kosova synon marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky synim po shoqërohet me përgatitje të hershme institucionale ashtu që kur vendimet të merren, përgjigja e institucioneve të jetë e shpejtë, e koordinuar dhe cilësore’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi:
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, së bashku me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren e Republikës së Shqipërisë me Bashkimin Evropian, znj. Majlinda Dhuka, hapën sot në Tiranë punëtorinë për shkëmbimin e përvojave që burojnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kjo punëtori tërëditore është rezultat i dakordimit për thellimin e bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian, të arritur gjatë takimit të parë ndërmjet dy kryenegociatorëve, më 20 prill.
Takimi i sotëm u fokusua ne organizimin e përgatitjeve për pyetësorin, fazën e ‘screening’ dhe krijimin e trupave ndër-institucionale negociiuse.
Kosova synon marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky synim po shoqërohet me përgatitje të hershme institucionale ashtu që kur vendimet të merren, përgjigja e institucioneve të jetë e shpejtë, e koordinuar dhe cilësore.
Marrja e përvojës së krijuar rishtazi nga Shqipëria në këtë proces shërben si një mundësi e rëndësishme për të ndërtuar strukturat e nevojshme që i përgjigjen procesit kompleks dhe gjithpërfshirës të negociatave me Bashkimin Evropian.
Z. Zulfaj përgëzoi znj. Dhuka dhe ekipin e saj për angazhimin dhe përkushtimin e saj dhe të ekipit në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe shp