BallinaKulturëKosova dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturore

Kosova dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturore

Të ngjajshme

Gjini për dialogun: Është kurth të lidhim çdogjë me Serbinë, pavarësisht a na njeh apo jo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë...

Osmani e Abdixhiku takojnë banorët e Lagjes së Spitalit

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me...

Muriqi nuk lë gjurmë, Mallorca rrezikon seriozisht rënien nga La Liga

Mallorca ka bërë një hap prapa në garën për...

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari, ku është takuar me ministrin e Kulturës së Bullgarisë, Vezhdi Rashidov. Të dy ministrat kanë nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë.

Fillimisht, Shala ka biseduar me homologun e tij, Rashidov për raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve, të cilat u vlerësuan shumë të mira, si dhe për një varg temash të interesit të përbashkët që lidhen me bashkëpunimin kulturor.

Ministri Shala e falënderoi ministrin Rashidov për përkrahjen që Bullgaria e ka dhënë për shtetin e Kosovës gjatë tërë proceseve, dhe shtoi se ky akt i nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Kulturor, i bën edhe më konkrete raportet ndërmjet dy vendeve dhe është në funksion të njohjes më të thellë nëpërmjet kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Ministrat Shala dhe Rashidov, me një theks të veçantë biseduan për konkretizimin e këtij akti të nënshkrimit të marrëveshjes, ndërmjet nismave konkrete, duke e vlerësuar këtë marrëveshje si hap të rëndësishëm që ndihmon thellimin e bashkëpunimit kulturor.

Shala dhe Rashidov po ashtu u shprehën se kultura është fushë shumë e rëndësishme për njohje mes popujve dhe shteteve, dhe një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillim të gjithmbarshëm.

Gjithashtu, dy ministrat, Shala dhe Rashidov, u shprehën se kulturat e dy vendeve janë interesante dhe duhet të njihen nëpërmjet projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve kulturore.

Kjo marrëveshje që u nënshkrua sot përfshinë një gamë të gjerë temash për bashkëpunim konkret kulturor, duke filluar nga bashkëpunimi në ngjarjet kulturore ndërkombëtare, muzika dhe vallëzimi, arti bashkëkohor dhe trashëgimia kulturore, biblioteka, muzetë dhe arkivat, kinematografia, libri dhe letërsia, të drejtat e autorit, etj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz