BallinaLajmeKosova bëhet me ushtri, NATO-s dhe Amerikës i shtohet një aleat në...

Kosova bëhet me ushtri, NATO-s dhe Amerikës i shtohet një aleat në Ballkan

Të ngjajshme

City mendon për pasardhësin? Guardiola do të vendosë pas finales me Arsenalin

Pyetjet rreth të ardhmes së Pep Guardiola te Manchester...

Një tjetër organizim i madh i boksit, Ardian Krasniqi synon titullin europian

Boksieri i njohur shqiptar, Ardian Krasniqi po synon një...

Pas daljes nga “BBVA”, me kë u takua Gimbo?

Natën e mbrëmshme në televotimin mes Gimbos dhe Brikenes,...

Kuvendi votoi edhe për projektligjin e tretë dhe të fundit nga pakoja e ligjeve që e bëjnë Kosovën me ushtri.

Është votuar me 107 vota pro Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë, raporton Gazeta Express.

Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i fundit nga pakoja e projektligjeve, është votuar sot në lexim të dytë nga të gjithë deputetët në sallë.

Deputetët e Kuvendit sot kanë votuar përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë.

Projektligji i parë, për të cilin votuan 106 pro dhe një abstenoi, ktheu Ministrinë e FSK-së në Ministri të Mbrojtës.

Ndërsa, deputetët votuan edhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë.

Pas disa tentimeve të dështuara për ta formuar ushtrinë, së fundmi, Qeveria e Kosovës kishte inicuar transformimin e FSK-së në ushtri, shkruan Gazeta Express. 

Kjo nismë erdhi pasi kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka marrë përkrahjen nga Sekretari amerikan e Mbrojtjes, James Mattis, që ushtria të formohet sipas ligjit.

Ndërsa Kosova, që po bëhet me ushtri pas gati 11 vjetësh pavarësi, nuk e ka marrë përkrahjen nga të gjithë aleatët e saj,

Shumë shtete, përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i kanë kërkuar Kosovës që të mos ngutet dhe të presë që ushtrinë ta formojë me ndryshime kushtetuese. /Express/


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz