back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se votimi në parlamentin e Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së.
Ajo në një postim në X ka thënë se Serbia rrezikon të marrë drejtim të kundërt në kohën kur Mali i Zi e Shqipëria po ecin drejt anëtarësimit në BE.

“Vota e Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Në një kohë progresi të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin me shpejtësi, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt. Kjo nuk është ajo që duam”, ka shkruar ajo.

Parlamenti i Serbisë, i kontrolluar nga shumica e presidentit Aleksandar Vuçiq, ka miratuar sot një paketë ligjesh që kufizojnë pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz