back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKorrigjimi i kufijve, ky është qëndrimi i shteteve të BE-së që nuk...

Korrigjimi i kufijve, ky është qëndrimi i shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

Të ngjajshme

Moti për të mërkurën: Diell dhe temperatura deri në 32 gradë

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me diell...

Kushtetueses i kërkohet të mos lejojë “veto” për Listën Serbe

“Veto” për Listën Serbe e ka cilësuar presidentja Vjosa...

Argjentina pëson humbje pa Lionel Messin

Kombëtarja e Argjentinës e ka mbyllur ciklin kualifikues në...

Peci: Osmani iu bashkua Albin Kurtit në politikën e ‘bixhozit’

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” të RTV21,...

Gashi për ngërçin politik: Nëse nuk zgjidhet shpejt, rrezikojmë kolaps si Greqia

Ish- ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, ka...

E përditshmja austriake “Standard” ka kërkuar qëndrimin e pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën në lidhje me një zgjidhje mes Prishtinës dhe Beogradit.

Shtete evropiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë të mendimit se zgjidhja e çështjeve të Kosovës duhet të arrihet nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, shkruan e përditshmja austriake “Standard”.

Po ashtu, ajo ka publikuar qëndrimet e Ministrive të Punëve të Jashtme të pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet.

“Tema si shkëmbimi i territoreve, banorëve ose ide të ngjashme, që i takojnë historisë së kaluar të atjeshme, duhet të jenë të mbyllura”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë, përcjell lajmi.net.

Ata po ashtu mbështesin gjetjen e zgjidhjes nëpërmjet ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian.

“Për këtë nevojitet një dëshirë solide politike, shmangia e vendimeve të shpejta, krijimi i shoqërive me vlera multietknike në Evropë”, shton ministria.

Ajo po ashtu ka bërë thirrje për shmangien e precedentëve të rrezikshëm, përcjell lajmi.net.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovakisë ka theksuar se është e rëndësishme të ndryshohen marrëveshjet e deritashme mes Beogradit dhe Prishtinës. Andaj, ajo propozon arritjen e një marrëveshjeje që mundëson stabilitet në rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme e Qipros ka shtuar se nuk shohin kuptim të komentojnë skenare hipotetike, ngjashëm sikurse Ministria e Spanjës që beson se është herët t’i analizojë rezultatet që nuk janë arritur./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz