BallinaJetëKoronavirusi te disa persona mund të shkaktoj sulm në tru

Koronavirusi te disa persona mund të shkaktoj sulm në tru

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Coronavirusi shkakton dëmtime neurologjike te një numër i vogël pacientësh të cilët zhvillojnë pasqyrë të rëndë klinike.

Infektologu grek, njëherësh edhe udhëheqës i shtabit të krizës, dr. Sotirios Tsiodras, ka paraqitur të dhëna të reja deri te të cilat ka ardhur ekipi i neurologëve nga e gjithë bota, sipas të cilave rreth 15 për qind e pacientëve, të cilët zhvillojnë simptoma të rënda, mund të pësojnë dëmtime neurologjike të shkaktuara nga sëmundja e coronavirusit.

– Veç simptomave të njohura – temperatura, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje, disa pacientë zhvillojnë disfunksion të kapacitetit mendor, konfuzion, letargji, epilepsi, madje edhe sulm në tru – ka thënë Tsiodras në paraqitjen e vet të parë para opinionit grek.

Siç e ka shpjeguar ai, duket që virusi sulmon trurin dhe sistemin nervor madje te 15 për qind e pacientëve të sëmurë rëndë.

Është e njohur që virusi mund të përfshijë trurin dhe të shkaktojë përflakjen e tij, ndërsa problemet me thithjen e oksigjenit për shkak të frymëmarrjes së keqe mund të ndikojë në punën e trurit.

– Raste të ngjashme janë shënuar edhe te pacientët të cilët janë sëmurë nga forma e rëndë e gripit sezonal – ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz