Koronavirusi në Kosovë po luftohet me antibiotikë, OBSH: Nuk funksionojnë kundër viruseve
BILLI

Lexo edheZbulohet se nga cilët persona transmetohet më lehtë koronavirusi

Sipas infektologut Shemsedin Mjeku, për personat e infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen në QKUK po përdoret terapia me substanca antivirale dhe antibiotikë.
“Është terapia e cila është duke u përdorur kudo në botë. Pra, përdorim substanca antivirale, përdorim antibiotikët”, tha infektologu Shemsedin Mjeku për T7.
Mirëpo, përdorimi i substancave antivirale dhe antibiotikëve, sipas OBSH-së nuk i lufton viruset.

Lexo edheZbulohet se nga cilët persona transmetohet më lehtë koronavirusi
“A janë antibiotikët të efektshëm në parandalimin dhe trajtimin e koronavirusit të ri? Jo, antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, vetëm baktereve”, sqarohet në faqen zyrtare të OBSH-së.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme në Kosovë u konfirmuan edhe katër raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu numrin e të prekurve në nëntë./Gazeta Sinjali/