back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaRegjionaleKopiliqi përkujton dëshmorin Fatmir Sahiti (FOTO)

Kopiliqi përkujton dëshmorin Fatmir Sahiti (FOTO)

Të ngjajshme

Diddy kërcënohet me thikë brenda burgut në New York?

Një moment i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur pas...

Në QNR përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është...

Samsung prezanton Galaxy XR, konkurrenti i Apple Vision Pro me sistemin Android XR

Samsung ka zyrtarizuar Project Moohan me emrin Galaxy XR,...

Bellingham i jep goditjen e madhe Juventusit, shënon nga afërsia

Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Real Madridit...

Të enjten bëhen 21 vite kur dëshmori Fatmir Sahiti u vra nga forcat serbe.

Sahiti ra heroikisht më 30 maj të vitit 1998.

Për nder të tij, të enjten do të organizohet një tubim përkujtimor në fshatin Kopiliq i Poshtëm.

Kush ishte Fatmir Sahiti?

Në çdo luftë e në çdo kryengritje Drenica është ngritur e para dhe e para e ka kthyer pushkën armikut. Drenica i ka lindur dhe rritur bijtë e bijat më të mirë për atdhe, pandaj më të drejtë sot Drenicën e quajmë djepi i trimave liridashës të shqiptarisë. Edhe në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Drenica i ka prirë valles së lirisë më kushtrimin e lisit gjashtënjak të Likoshanit e më luftën heroike të komandantit Adem Jashari në Prekaz e gjithë Drenica u ngritë në këmbë për të marr hak mbi vetull armikut shekullor që e filloj keq luftën duke vrarë fëmijë pleq gra të pafajshëm. Të shumta ishin zemrat djaloshare që sa më armë e sa pa armë e sa të tjerë u kthyen edhe nga përendemi më të vetmin qëllim që të luftonin për lirinë e atdheut e po të jetë nevoja edhe të vdesin për këtë ideal. Po më një qëllim sublim për lirinë e Kosovës ishte edhe dëshmori i kombit Fatmir Xhemajl Sahiti u lind më 15 janar të vitit 1969 në fshatarin Kopiliq i Ultë, në një familje të ndershme dhe atdhedashëse. Prindërit Xhemajl e Sylhane Sahiti lindën e rritën nëntë fëmijë, pesë djem dhe katër vajza: Fatmirin Fatonin, Jetonin, Albanin, Bastrin, Xhemilen, Lumnijen, Veziren dhe Ajmanen. Dëshmori Fatmir Sahiti shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje përkatësisht në shkollën “Liria” në Turiqevc ku tregoi sukses të shkëlqyeshëm ndërsa të mesmen e regjistron në Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çetta” në Skenderaj. Fatmiri detyrohet që ta ndërpret shkollën e mesme për shkak të përndjekjeve, malltertimeve e keq shtrejtimeve që policia serbe u a bënte të rinjve e te rejave shqiptar jo vetëm të Drenicës por të gjithë Kosovës. Fatmiri jo më dëshirën e tij e ndërpreu shkollën por ai thjesht nuk donte që të binte në dorë të armikut shekullor.

Megjithatë Fatmiri nuk e ndaloi për asnjë moment aktivitetin e tij atdhetar dhe u përfshiu në të gjitha protestat e marshimet e organizuara kundër aparatit shtetëror të Serbisë i cili donte t’i shtypte shqiptarët. Më pas gjatë viteve 90-ta kur u dëbuan nga vendet e punës shqiptaret masovikisht dhe kur Serbisë i pengonte çdo gjë shqiptare ajo i përndjekte, e i malltertonte dhe i burgoste shqiptaret. Një fat të tillë e pari edhe Fatmir Sahiti i cili u arrestua në Runik ku u rrah dhe u tortura nga policia serbe në pretekst të kërkimit të armëve dhe informacioneve të ndryshme. Pas rreth një jave qëndrimi në burgun e stacionit policor në Runik ai lirohet dhe vendos që të emigroj në Gjermani, ku zënë punë dhe fillon t’i ndihmoj familjes së tij. Por Fatmiri e kishte një ëndërr dhe e kishte një shpresë. Ai ëndërronte që të jetë ushtar i Kosovës dhe ishte shumë optimist së një ditë Kosova do të lirohej. Kështu që më paraqitjen publike të UÇK-së në fshatin Llaushë bëri që Fatmir Sahiti menjëherë pa e diskutuar më askënd të vendos dhe kthehet në Kosovë në fillim të vitit 1998. Fatmiri po atë ditë të dimrit që kthehet nga Gjermania inkuadrohet në radhët e trimave çlirimtar dhe kryesisht ka vepruar në fshatin e tij Kopiliq i Ultë në kuadër të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”. Gjatë kohë pranverës së vitit 1998 Fatmiri nuk u ndal për asnjë moment ai donte që të ishte në çdo istikam, donte që të shërbente çdo natë roje fshatit, ai u tregua si luftëtar trim i denjë për gatë gjithë kohës sa ishte më uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fatmir Sahiti e kishte kuptuar së pa derdh gjak liria nuk vjen prandaj kishte vendosur që të hynte në luftë pa e pasur frikë fare vdekjen, madje ai e donte vdekjen ashtu siç ajo e gjeti atë më pushkë në dorë. Ai donte që të vdiste duke luftuar për lirinë e kësaj toke. Fatmiri ka marrë pjesë në disa beteja në fund dimrin e vitit 1998 dhe fillim pranverën e këtij viti ku UÇK-ja bëri rezistencë heroike në çdo përballje më forcat ushtarake e policore serbe përkundër faktit që çlirimtaret ishin duke i konsoliduar radhët më luftëtar të rinj të cilët çdo ditë armatoseshin e bëheshin pjesë e UÇK-së.

Më datën 30 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur “Reka” bie heroikisht në altarin e lirisë luftëtari i orëve të para të Ushtimë Çlirimtare të Kosovës Fatmirr Sahiti. Më rënien e Fatmirit Kopiliqi i Ultë e familja Sahiti e humbën një djalë fisnik e që ishte sy shqiponje, ndërsa brigada 113 “Mujë Krasniqi” e humbi një luftëtar të madh që për as një moment nuk u a pati frikën hordhive serbe. Fatmiri vdiq duke e realizuar ëndrrën e tij duke qenë ushtar i Kosovës, ndërsa shpresa e tij për një Kosovë të lirë në të cilën do të flitej e do të këndohej ku do këngë shqipe u realizua pothuaj së një vit pas rinisë së tij kur pas qëndresës heroike dhe rënies së shumë shokëve të idealit të Fatmirit anë e kënd Kosovës u shkëputën përgjithmonë prangat e robërisë. Dëshmori Fatmir Sahiti ka qenë shtatë hedhur dhe i shëndosh, ka qenë i urtë dhe besnik dhe shumë i shquar për atdhedashuri. Në vendin e rënies heroike familja i ka ngritur lapidar po ashtu ai është pjesë e lapidarit të përbashkët të shtatë dëshmorëve të fshatit Kopiliq i Ultë. Pas luftës nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Shoqata e familjeve të dëshmoreve të UÇK-së familjes Sahiti i ka dhenë mirënjohje si shenjë respekti të veprës së dëshmorit Fatmir Sahiti. Pas luftës në fshatin Kopiliq i ultë një rrugë është emërtuar më emrin e këtij dëshmori.(L.D/RadioKosovaelire/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz