HomeLajmeKontingjenti “KFOR 8” niset drejt Kosovës, Forcat Tokësore të Shqipërisë: Kontribut për...

Kontingjenti “KFOR 8” niset drejt Kosovës, Forcat Tokësore të Shqipërisë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Të ngjajshme

Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Ja çfarë bëra unë për energji dhe ku qëndron dallimi në mes nesh

Ramush Haradinaj ka vazhduar replikën me zyrtarët qeveritarë për...

Haradinaj: Ne e forcuam sovranitetin energjetik, Kurti e la Kosovën të varur nga importi

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shkruar në rrjetin...

I shënoi gol Brazilit, Bayerni e transferon menjëherë futbollistin maroken

Gjiganti gjerman Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin...

Starmer mirëpret marrëveshjen SHBA-Iran: Moment i rëndësishëm për paqen dhe ekonominë globale

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka vlerësuar...

Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut në Poshnjë u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, në Kosovë.

Forcat Tokësore të Shqipërisë bënë të ditur se efektivët shqiptarë nisin misionin e tyre me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Kontribut për paqen, krenari për Shqipërinë.🇦🇱📍 Poshnjë – Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, Kosovë. Me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, efektivët e Forcës Tokësore nisin misionin e tyre në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Përkrah aleatëve të NATO-s, Forca Tokësore vijon të japë kontribut të çmuar në operacionet ndërkombëtare, duke dëshmuar gatishmëri, profesionalizëm dhe standarde të larta operacionale”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të mesazhit, Forcat Tokësore u uruan suksese pjesëtarëve të kontingjentit në misionin e tyre në Kosovë dhe një kthim të sigurt në atdhe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz