Kontingjenti bullgar i bashkohet KFOR-it për të forcuar sigurinë në Kosovë
dp

Lexo edheDeklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur, thotë Kandiq

Të caktuar në Komandën Rajonale Perëndimore, ushtarët do të dislokohen në bazën “Villaggio Italia”, ku për gjashtë muaj do të kryejnë misione patrullimi, vëzhgimi dhe mbështetjeje për sigurinë në zonën e tyre të përgjegjësisë, raporton “bnrnews.bg”
Sipas Vladko Vladov, shef i Kabinetit Politik të Ministrit bullgar të Mbrojtjes, kjo pjesëmarrje dëshmon angazhimin e Bullgarisë ndaj operacioneve të NATO-s dhe ruajtjes së stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Komandanti i Forcave Tokësore të Bullgarisë, gjeneralmajor Deyan Deshkov, kujtoi se personeli ushtarak i vendit ka marrë pjesë në misionin e Aleancës në Kosovë për 26 vjet, duke fituar gjatë rotacioneve një reputacion të fortë për disiplinë dhe profesionalizëm.

Lexo edheDeklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur, thotë Kandiq
Para nisjes, anëtarët e kontingjentit morën një ikonë të Shën Gjergjit, shenjtit mbrojtës të ushtrisë bullgare, e cila iu dorëzua nga nënkryetarja e Komunës së Stara Zagorës, Milena Jeleva, si shenjë mbështetjeje për misionin e tyre./Lajmi.net/