BallinaShqiptareKonsiderohet i rrezikshëm, ky është lumi në Shqipëri ku nuk duhet të...

Konsiderohet i rrezikshëm, ky është lumi në Shqipëri ku nuk duhet të laheni asnjëherë

Të ngjajshme

Namazi i Fitër Bajramit falet në 06:18

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dalë me...

Procedurat më të dhimbshme të operacionëve mjekësore

Edhe pse procedurat mjekësore janë të domosdoshme dhe shpesh...

Tahiri pas takimit me Thaçin në Hagë: Shpresoj që herën tjetër të takohemi në Kosovë

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar për një...

Tahiri pas takimit me Thaçin në Hagë: Shpresoj që herën tjetër të takohemi në Kosovë

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar për një...

Rrjedha e lumit Drino që përfaqëson edhe pellgun e dytë më të madh ujor në Jug pas Vjosës, sipas Inspektoratit Rajonal të Mjedisit, është në disa segmente e pakëshillueshme të përdoret për t’u larë apo për peshkim.

Me rënien e nivelit të ujit prej thatësirës së kësaj vere dhe rritjen e pranisë së ndotjes organike dhe plastike ky pellg konsiderohet i rrezikshëm.

Pikat më kritike gjenden pranë qytetit të Gjirokastrës, në rrjedhën përballë Lazaratit, në Virua, dhe pranë urës së Leklit.

Asnjë prej 7 bashkive  në qarkun e Gjirokastrës nuk disponon leje mjedisore për

Vendgrumbullimet e mbetjeve urbane.

Shumë prej njësive administrative të vendosura pranë rrjedhës së dy lumenjve derdhin mbetjet e tyre urbane në lumë përfshi këtu edhe bizneset e vendosura përgjatë rrugës nacionale, shkruan “Top Channel”.

20-ish njësi vendore në qarkun e Gjirokastrës janë gjobitur 2 vjet më parë për shkallën e lartë të ndotjes në tokë e sidomos në ujë.

Shumë prej njësive i kanë të vendosura sheshgrumbullimet e mbeturinave shumë pranë rrjedhave ujore dhe vetëm reshjet mjaftojnë për t’i çuar ato në lumë.

Nga ana tjetër biologët vlerësojnë se lundërza një prej specieve lumore që shërben si indikator i ndotjes thuajse është zhdukur ndërsa edhe llojet e peshqve të ujërave të pastra janë rralluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz