BallinaLajmeKonkurs pune në Komunen e Skenderajt, këkohen pesë mësimdhënës të rinj për...

Konkurs pune në Komunen e Skenderajt, këkohen pesë mësimdhënës të rinj për këto lëndë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur pesë pozita të punës, ku kërkohen mësimdhënës të rinjë, transmeton Drenica Press.

Siç mësin portali Drenica Press, konkursi është hapur nga data 24.02.2018 dhe do të mbetet i hapur deri më 10.03.2018.

Lidhur me pozitat e punës Drenica Press ju sjellë më poshtë informacionet e plota nga Drejtoria e Arsimit në Skenderaj./DRENICA PRESS/

Kushtet: Për të gjitha vendet e punës, në të tri nivelet (shkolla fillore, shkolla të mesme të ulëta dhe shkolla të mesme të larta ) kandidatët duhet
t’a kenë të kryer fakultetin – drejtimi përkatës sipas Normativit 06/2015, ndërsa në mungesë të kuadrit të kualifikuar vijnë kandidatët e tjerë, të
drejtimeve të përafërta, që i plotësojnë kushtet më së miri.
Zgjedhja e kandidatëve për mësimdhënës do të bëhet në bazë të nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L032,
UA 06/2015 si dhe në bazë të rezultateve të panel-intervistës, me shkrim dhe me gojë.
Testi me shkrim, për të gjithë kandidatët e konkursit do të mbahet më 13 mars 2018, prej orës 1400 në Qendrën e Kompetencës.
Për Intervistën me gojë do të ftohen vetëm kandidatët e listës së ngushtë, sipas nenit 4 të UA 17/2009. Emrat e kandidatëve dhe orari i intervistës
do të publikohen në webfaqen e Komunës së Skenderajt https://kk.rks-gov.net/skenderaj/Shpalljet/Konkurset.aspx
Për konkurrim, kandidatët duhet të plotësojnë dokumentacionin :
 Diploma dhe një kopje e vërtetuar e diplomës;
 Kopja e letërnjoftimit;
 Vërtetimin për punë nga gjykata;
 Certifikatën e gjendjes shëndetësore (në rast se pranoheni );
 Certifikatë trajnimi – nëse keni ;
 Përvoja e punës – nëse keni ;
 Referencën e punës – ata që kanë përvojë pune;
 Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr. 1;
 Kandidatët mund të konkurrojnë më së shumti në dy shkolla;
Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHT.
Fillimi i punës për vendet e lartcekura, nuk do të jetë domosdoshmërisht më datë 20.03.2018, por varësisht nga vendi i punës në shkollë (datës
së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.).
Dokumentet e pakompletuara si dhe ato pas afatit, nuk merren në shqyrtim.
Rezultatet e konkursit do të shpallen në webfaqe të Komunës së Skenderajt me datë 19.03.2018.
Dokumentacioni nuk kthehet.
Afati i konkursit mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë dhe në webfaqen zyrtare të Komunës së Skenderajt, nga
24.02.2018 deri 10.03.2018.
Drejtoria Komunale e Arsimit
Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz