back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKonkurs për studime në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake WEST...

Konkurs për studime në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake WEST POINT të SHBA-ve

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e kadetëve të FSK-së, për studime, në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake-WEST POINT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit për media studimet mbahen në gjuhën angleze dhe zgjasin katër vjet.

“Është e dëshirueshme që kandidati të ketë të përfunduar testin TOEFL dhe testin SAT. Kandidatët do të nominohen nga Ministria e Mbrojtjes si kandidatë konkurrent për studime. Kadetët pas përfundimit të shkollimit do të emërohen oficer në FSK, në kohëzgjatje minimale të obligueshme, prej gjashtë (6) viteve. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim kombi, race, dhe gjinie, të moshës 18-23 vjeç”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se konkursi dhe formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes; mod.rks-gov.net. Konkursi është i hapur prej datës 22 tetor 2019 deri më 04 nëntor 2019. Informata plotësuese: nr. tel. 038-603355. /telegrafi

Të Fundit

Sport

ShowBiz