Konjufca tregon se si do të veprojë ‘Vetëvendosje’, nesër në Kuvend për demarkacion

Kryesia e Kuvendit ka proceduar marrëveshjen për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi për seancë nesër (e enjte) në orën 11:00, raporton “Zeri.info”.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se në mbledhje ka ardhur propozimi për marrëveshjen e Demarkacionit. Ai ka treguar që ky propozim ka kaluar dhe do të shkojë në seancë nesër ne orën 11:00.
“Fatkeqesisht kjo marrëveshje do të kalojë me kërkesë të kryeministrit. Ne konsiderojmë që të gjeturat e komisionit janë të sakta. Nëse deputetët e kanë parasysh punën e këtij raporti”, ka thënë ai.
I pyetur se sa dokumente do të votohet ai ka thënë se nesër do të jetë edhe raporti i komisionit shtetëror i Bulliqit. Sipas Konjufcës nëse deputetët kanë parasysh këtë marrëveshje nesër nuk duhet që të votohet kjo marrëveshje.

Lexo edheKadri Veseli i sigurt se Demarkacioni do të kalojë
Konjufca tha se ende nuk kanë vendosur se si do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje nesër pavarësisht se u pyet nëse do ta përdorin përsëri gazin lotsjellës.
“Nuk besoj se do të vijë puna deri aty….”, ka thënë Konjufca. /ZËRI/














