back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli i sigurt se Demarkacioni do të kalojë

Kadri Veseli i sigurt se Demarkacioni do të kalojë

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur shumë optimist se Kuvendi nesër do të ratifikojë marrëveshjen për shënjiminin e kufirit me Malin e Zi.

“Nesër politika e Kosovës ka rastin që të bashkohet pa asnjë dallim. Nesër ne kemi para vetes një çështje e cila është shumë me rëndësi”.

“Është e rëndësishme për sovranitetin tonë, e rëndësishme për qytetarët tanë, ndërlidhet edhe me lëvizjen e lirë, të shumëpritur të qytetarëve drejt BE-së”.

“Besoj se nesër do ta ketë parasysh secili deputet këtë çështje që të veprojë mbi inatin, debatet e të shkuarës apo kalkulimeve që mund të jenë të thjeshta për të ardhmen”.

“Shënjimi i kufirit duhet të kalojë. Jam shumë i sigurt se do të kalojë në seancën e Kuvendit për arsye se besoj në përgjegjësinë e deputetëve tanë se mbi çdo interes është interesi i vendit dhe qytetarëve”.

Veseli këto komente i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit e cila edhe caktoi seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi nesër në orën 11:00.

I pari i Kuvendit ka kërkuar përkrahje që të kalojë kjo çështje, për të cilën ai beson se do të përfundojë shumë shpejt.

“Kisha kërkuar më tepër që të kemi besim dhe shpresë të përbashkët dhe përkrahje që të kalojë ky vendim që është shumë me rëndësi”.

“Nesër gjërat janë të qarta në seancën e Kuvendit. Votohet shënjimi i kufirit me Malin e Zi, përmblidhen të gjitha debatet që kanë qenë substanciale dhe shterpe, në të njejtën kohë ratifikohet marrëveshja e kufirit, çka edhe duhet të ndodhë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz