back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaLajmeKonjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i...

Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja

Të ngjajshme

Osmani falënderon Trumpin për partneritetin në Bordin e Paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur...

Roma me mbrojtjen më të mirë në Evropë, së bashku me Realin e Arsenalin

Roma është mbrojtja më pak e mposhtur në pesë...

Xhaka rikthehet nga lëndimi, gati të komandojë mesfushën ndaj Fulhamit

Granit Xhaka është gati të rikthehet në fushë pas...

Gjykata Supreme e SHBA-së i shpall të jashtëligjshme tarifat e Trumpit

Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi sot se Presidenti Trump...

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim prezantues të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati.

Ky ishte takimi i parë i Konjufcës në detyrën e re me përfaqësuesen amerikane, ku u shkëmbyen urime dhe u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm mbi çështjet dhe interesat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, transmeton lajmi.net.

Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme nën drejtimin e tij në mandatin e ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të si përcaktim të pandryshueshëm të institucioneve të reja.

Diskutimet përfshinë edhe proceset politike që po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja, duke nxjerrë në pah angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin në çështjet strategjike të interesit kombëtar.

Ky takim konsolidon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe diplomatik mes Kosovës dhe SHBA-ve, duke synuar stabilitet dhe avancim të dialogut në fushat kyçe të politikës së jashtme.

Njoftimi i plotë: 

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, priti sot në takim prezantues të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Annu Prattipati.
Në këtë takim të parë në detyrën e re, Zëvendëskryeministri Konjufca pranoi urimet nga znj. Prattipati dhe zhvilloi një bashkëbisedim të frytshëm, duke shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet dhe aspektet e interesit të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zëvendëskryeministri Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nën drejtimin e tij në mandatin e ri.
Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz