Konjufca për Lajçak-un: Në mënyrë të pandershme na qiti në shpinë Asociacionin, për anëtarësim në KE na duhej vetëm Manastiri i Deçanit
dp

Lexo edheProkuroja për vdekjet në Malishevë: Hetimet në zhvillim, shkaqet nuk dihen ende

Ai ka thëne se Belgjika ka qëndrim progresiv që Kosova duhet tash të jetë pjesë e Këshillit të Eropës.
“Unë mendoj që neve na ka mbet peng e vendosur nga një person i cili në mënyrë kogja të palavdishme dha dorëheqje, zoti Lajçak. Ai na ka pas qit në shpinë një diçka që neve nuk na takon, unë vetë kam qenë i përfshirë në negocimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka shku përmes parlamentit shumë prej proceseve. Delegacioni jonë ka qenë atje, brenda kornizës që është negociu Asociacioni i komunave serbe nuk është kriter i anëtarësimit. Mund të jetë i proceseve tjera, integrimi në BE apo statusi i vendit kandidat, për Këshillin e Evropës nuk ka qenë kondit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, ka thënë ai.
Konjufca gjithashtu ka thënë se Lajçak në mënyrë të pandershme “na ka qit në shpinë”.

Lexo edheProkuroja për vdekjet në Malishevë: Hetimet në zhvillim, shkaqet nuk dihen ende
“Miqtë tanë duhet të na ndihmojnë që ta heqim këtë. Vetëm një kondit ka qenë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ai ishte Manastiri i Deçanit dhe zgjidhja e këtij procesi. Kjo është kry, dhe ka qenë marrëveshje për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kjo që na duhet është t’i bindim tjerët që të kenë mendim si Belgjika”, ka shtuar Konjufca. /Lajmi.net/