back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeKonjufca para Spiropalit lavdëron “hapat gjigantë” të Shqipërisë drejt BE-së: Edhe ne...

Konjufca para Spiropalit lavdëron “hapat gjigantë” të Shqipërisë drejt BE-së: Edhe ne duam ta japim të njëjtin shembull

Të ngjajshme

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Priten shtatë largime nga Chelsea gjatë verës

Chelsea pritet të jetë shumë aktive sërish në merkaton...

Kryediplomati Glauk Konjufca pas takimit që pati me kryediplomaten shqiptare, Elisa Spiropali, tha se këto takime me homologë nga Shqipëria nuk janë si takimet tipike bilaterale.

“Ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën. Vendet tona janë shumë më tepër dhe takimet tona janë vëllazërore”.

“E ardhmja jonë, ashtu si e kaluara, do të jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë të jetë koordinimi ynë, aq më e sigurt do të jetë rruga jonë drejt BE-së. Dhe unë e përgëzoj Republikën e Shqipërisë për këta hapa gjigantë që i ka bërë sa i përket integrimeve europiane. Ne duam ta japim po ashtu të njëjtin shembull si Shqipëria. Prandaj, gjithnjë bashkëpunojmë drejt përmbushjes së aspiratave të kombit shqiptar”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz