Konjufca: Në tubimet e yndyrshme, me mish e raki, njeri bëhet trim edhe pa qenë hiç
BILLI

Lexo edheKompleksi ‘Adem Jashari’ drejt shembjes. Ministria: Nuk reagojmë nëse s’na kërkohet

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se e kupton ministrin Dardan Gashi, sepse në vende ku ‘me mish e raki’ njeriu bëhet trim edhe pa qenë hiç.
“Dardan Gashi nuk i ka kqyrë reklamat e KFOR’it dhe ka gju në atë tubimin që e kanë pasë dhe kjo natyrisht se është sjellje e keqe e një zyrtari të lartë të Kosovës. Pushtetarët special çkado që bëjnë nuk vlerëson me standard të njëjta të ligjit me qytetarët e zakonshëm. Dardan Gashin nuk e arsyetoj hiç, por e kuptoj. Në ato tubimet e yndyrshme me mish e raki ku shahirat prejnë e grijnë e shahirat gjujnë allti, bëhet njeri trim edhe pa kanë hiç”, ka thënë Konjufca.

Lexo edheKompleksi ‘Adem Jashari’ drejt shembjes. Ministria: Nuk reagojmë nëse s’na kërkohet