BallinaLajmeKonjufca mirëpret heqjen e masave: Presim që kjo të sjell progres konkret...

Konjufca mirëpret heqjen e masave: Presim që kjo të sjell progres konkret në rrugën tonë drejt BE-së

Të ngjajshme

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka shkruar në lidhje me heqjen e masave nga BE.

Me këtë rast është zhbllokuar edhe ndihma financiare e BE-së, e pezulluar prej kohësh.

Ai i ka mirëpritur heqjen e këtyre masave.

“Ne mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni i BE-së në Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme: të gjitha masat e BE-së për Kosovën janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare e pezulluar më parë është liruar. Ne presim që kjo të hapë një fazë të re angazhimi konstruktiv dhe progresi konkret në rrugën tonë drejt BE-së” shkroi Konjufca në X.

Heqja e masave u konfirmua sot, gjatë debatit për Raportin për Kosovën – në Parlamentin Evropian.

“Mund të konfirmoj se Komisioni Europian e ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, deklaroi përfaqësuesi i KE-së, Jiri Plecity.

Bashkimi Evropian i kishte vendosur masa Kosovës më 2023 – si kufizim për shkak të tensioneve në veri të vendit.

Postimi i plotë i Konjufcës: 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz