back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKonjufca: Milaim Zeka të merret me problemet që ka me ligjin, jo...

Konjufca: Milaim Zeka të merret me problemet që ka me ligjin, jo me Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...

Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vjet burg

Një gjykatë pakistaneze dënoi të shtunën ish-kryeministrin Imran Khan...

Përfaqësuesja e Kosovës shënon rritje të madhe në ”Transfermarkt”

Rezultatet e mira të Përfaqësues së Kosovës në muajt...
- Advertisement -

Deputeti i NISMA’s Milaim Zeka, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është shndërruar në një ‘parti cirku’. Këto komente ai i ka bërë pasiqë LDK ka lëshuar sallën derisa po mbahej mbledhja e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Në fjalën e tij, Zeka ka thënë se LDK ndoshta po mendon se Kosova do të shkojë shpejt në zgjedhje, duke shtuar se ‘kjo nuk do të ndodhë të paktën edhe një vit’.

“LDK janë ba si cirk. Ndoshta po mendojnë se do të shkojmë shpejt në zgjedhje, por kjo nuk do të ndodh edhe nja ni vit”, ka thënë Zeka, transmeton Periskopi.

“Unë nuk mendoj se mund të shkojmë në zgjedhje një herë pasiqë edhe Vetëvendosje nuk është e pajtimit që të shkojmë në zgjedhje një herë. Kështu të paktën më kanë thënë baci Adem dhe Sami Kurteshi gjatë bisedave kështu”, ka thënë Zeka.

Pas kësaj, ka ndërhyrë Sami Kurteshi i cili i ka thënë Zekës se ndoshta këtë ia ka thënë në ëndërr por në realitet jo.

“Milaim, mos m’ke pa andërr”, i ka thënë Kurteshi Zekës.

Pas këtyre replikave, fjalën e ka marrë deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, i cili i ka thënë Zekës të merret me problemet e tij që ka me ligjin, e të mos merret me Vetëvendosjen.

“Është mirë disa deputetë që kanë sidomos problem me ligjin edhe me do krime shumë të ndërlikume me kqyrë pak ku I kanë punët personalisht vet se Vetëvendosja është duke u mundu me i zgjidhë problemet brenda edhe vet”, ka thënë Konjufca. /Periskopi/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz