BallinaLajmeKonjufca: Këtë qeveri nuk ka nevojë ta rrëzosh, po e rrëzon vetveten

Konjufca: Këtë qeveri nuk ka nevojë ta rrëzosh, po e rrëzon vetveten

Të ngjajshme

Kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se Isa Mustafa erdhi në pushtet duke thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë kriminel.

Ai ka thënë se Mustafa është i pabesë dhe si i pabesë po shkon.

“Isa Mustafa shkojë cep më cep të Kosovës duke kërkuar votë nga qytetarët duke thënë se shtetin e udhëheqin dy njerëz kriminel, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, por të dytë i rehatojë, dhe vetë u rehatu në karrigen e kryeministrit. Si mund të krijojë një qeveri besim, kur njeriu kryesor i saj është i pabes, kjo s’ka lidhje me zhvillim të Kosovës.

Ishte qeveri e kapjes së shtetit dhe qeveri e marrëveshjes së Rashkës. Kjo ishte qeveri e kalni pronto, qeveri e shkatërrimit të shëndetësisë, qeveri e bizneseve e pushtetarëve, qeveri që edhe krundet t’i shet për miell. Këtë qeveri nuk ka nevojë fare ta rrëzosh sepse kjo do ta rrëzoj vetveten”, ka thënë Konjufca.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz