back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKonjufca ia shkarkon motrën edhe bashkëshortes së Sylejman Selimit

Konjufca ia shkarkon motrën edhe bashkëshortes së Sylejman Selimit

Të ngjajshme

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Fshisës së ministrit në detyrë të MPJ-së, Glauk Konjufcës, nuk i kanë shpëtuar as familjarët e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit.

Yllka Gecit, e cila është motra e bashkëshortes së Sylejman Selimit, që si staf diplomatik ishte pjesë e Ambasadës së Kosovës në Holandë, i ka shkuar tashmë vendimi i Konjufcës për t’u kthyer në fund të qershorit.

Ish-komandanti Sylejman Selimi është edhe djalë i axhës së deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit, i cili sapo Kurti kishte marrë mandatin kishte provuar edhe ta afronte atë më të, duke i organizuar edhe takim të përbashkët, por si duket nuk kishte dhënë rezultate.

Edhe vetë bashkëshortja e ish-komandantit Sylejman Selimi, Kimete Selimi, ditë më parë e kishte goditur Kurtin. Ajo kishte shkruar se Kurti do të mbahet mend vetëm për shkarkimet që i ka bërë gjatë 50 ditëve të qeverisjes së tij.

Selimi kishte shkruar se Kosova ka pasur nevojë për ndryshim, mirëpo Kurti nuk ishte ndryshimi. “Ti fillove ta luash rolin e Perëndisë”, kishte shkruar ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz