BallinaLajmeKonjufca: Hashim Thaçi po na rrezikon, këto duhet të jenë vijat e...

Konjufca: Hashim Thaçi po na rrezikon, këto duhet të jenë vijat e kuqe për Serbinë

Të ngjajshme

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë...

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për...

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka thënë se është e rrezikshme se si presidenti Hashim Thaçi, po thotë se nuk do të ketë vija të kuqe për Serbinë, në fazën finale të dialogut. Sipas tij, presidenti po shkel Kushtetutën, andaj edhe do të paditet nga LVV, raporton Periskopi.

Konjufca tutje tha se Parlamenti duhet të vendos vija të kuqe për Thaçin edhe për Serbinë.

“Në konferencë presidenti tha se nuk ka vija të kuqe me Serbinë. Parlamenti duhet me ja vendos vijat e kuqe presidentit. Të përpilohet rezolutë dhe të vendosen vijat e kuqe për Serbinë e Presidentin. Të vendoset një kornizë, jashtë të cilës  nuk mund të dalë askush”, ka thënë Konjufca.

Ai ka përmendur disa nga vijat e kuqe, që sipas tij edhe në dialog janë të panegociueshme.

“Prej atyre që ne i kemi dhënë si vija të kuqe e të cilat duhet të jenë të panegociueshme, e para është funksionaliteti i Kosovës. Ta bëjmë Kosovën shtet ligjor e funksional. Kjo është vija e parë e kuqe për Serbinë. Kosova nuk mund të pranojë kurrfarë Zajednice apo autonomi për serbët. Vija e dyta nuk do të ketë ndarje të Kosovës, apo shkëmbim territorial. Nëse Kuvendi i vendos këto vija të kuqe dhe ia pamundëson me shku në negoaciatat e ardhshme, qytetarët ndihen të sigurt se shteti nuk po u rrezikohet nga njerëzit aventurier, njerëz që pa kompetenca shkojnë në dialog. Kur s’ka vija të kuqe, diskutohet edhe çështja e kufijve, e çështjet e brendshme”, deklaroi Konjufca.

Ai foli edhe për paralajmërimin e Thaçit se Kosova mund të përfundojë si Palestina, nëse nuk e shfrytëzon këtë rast kur e gjithë vëmendja ndërkombëtare është tek dialogu.

“Na kërcënoi se do të përfundojmë si Palenstina, nëse nuk bëjmë kompromise. Presidenti nuk duhet të kërcënoj popullin. Ai po shkon atje për t’ia dhënë një kompromis shumë të madh Serbisë. Qëllim ynë është që t’ia pamundësojmë arritjen e qëllimeve të tilla për presidentin. VV do të jap kontribut për krijim të kushteve në Kuvend, që Serbia të zgjedh çfarë të bëjë. Nuk mundet me zgjedh edhe Kosovën, edhe Bashkimin Evropian. Serbia ta zgjedh BE’në dhe mos t’i japim asnjë kompromis në Kosovë. Ky është i pranueshëm për të gjithë”, tha tutje ai./Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz