Konjufca dënon sulmin në Berlin: Aktet e tilla godasin lirinë dhe demokracinë
dp·

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur trishtim të thellë pas sulmit të mbrëmshëm në Berlin, ku një grua vdiq dhe disa të tjerë u lënduan, pasi një person hyri me automjet në turmën e marshuesve në paradën e Krenarisë.
Përmes një postimi në “X” Konjufca u shpreh se në shoqëri nuk duhet të ketë vend për dhunë.
“Thellësisht i trishtuar nga sulmi i tmerrshëm në Berlin.
Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen e viktimës dhe u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të plagosurve.

Lexo edheTregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës
Nuk mund të ketë vend për urrejtje apo dhunë ekstremiste në shoqëritë tona. Akte të tilla godasin lirinë dhe hapjen nga të cilat varen shoqëritë demokratike.
Republika e Kosovës shpreh solidaritetin e saj të plotë me Gjermaninë dhe qëndron fort pranë popullit gjerman në këtë moment të vështirë” shkroi Konjufca.