Kongresisti amerikan: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve
dp

Lexo edheTherje me thikë në sheshin e Podujevës, një person i lënduar – arrestohet i dyshuari

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka thënë se deklarata e ministres serbe, Snezana Paunovic, për “spastrimin etnik të Kosovës”, është një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve.
Torres thotë se deklarata e saj është moralisht e dënueshme, duke i dhënë të drejtë Kosovës për shpalljen e saj “non-grata” dhe duke thënë se Paunovic duhet të japë dorëheqje menjëherë.
“Deklarata e Snezhana Paunoviqit se ajo do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës nëse do të ishte në vendin e Millosheviqit është moralisht e dënueshme dhe një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj popullit shqiptar. Kosova kishte të drejtë ta ndalonte hyrjen e saj në vend dhe ajo duhet të japë dorëheqje të menjëhershme nga posti.”, ka thënë Ritchie Torres për Gazetën Express.

Lexo edheTherje me thikë në sheshin e Podujevës, një person i lënduar – arrestohet i dyshuari
Lidhur me këtë deklaratë të Paunovic të enjten për Express kanë folur edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Washingtoni zyrtar ka bërë të qartë se prioritet është paqja në Ballkan Perëndimor dhe se normalizimi Kosovë-Serbi është i domosdoshëm për një gjë të tillë. Nga DASH kanë kërkuar që politikanët të kontribuojnë në këtë qëllim të Amerikës përmes gjuhës që përdorin.