Konflikti për pronën i merr jetën tre personave brenda një familjeje
Një ngjarje e rëndë ndodhur këtë të martë në fshatin Xibër të Klosit në Shqipëri. Sherri për pronat mes kushërinjve ka përfunduar në përdorimin e armëve, duke shkaktuar dhe tre viktima.
Sipas informacioneve nga policia lokale, Sali Dakuci ka qëlluar me pistoletë kushëririn e parë, Kujtim Dakuci dhe djalin e këtij të fundit F.Dakuci. Nga plumbat ata kanë ndërruar jetë menjëherë.
Më pas Sali Dakuci që vrarë veten. Që policia të mbërrinte në vendngjarje si dhe ekipet e ambulancave është dashur shumë kohë, mbi 2 orë, pasi fshati ndodhet në një zonë të vështirë dhe larg nga qyteti. Policia ende nuk e ka të qartë se si ndodhi ngjarja, ndërsa hetimet janë në vijim.
Informacioni paraprak nga Policia:

Lexo edheShqipëria goditet sërish nga tërmeti
“Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.














