back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaSportKonflikti në Lindjen e Mesme, familjarët e lojtarëve të Al-Ahli transferohen nga...

Konflikti në Lindjen e Mesme, familjarët e lojtarëve të Al-Ahli transferohen nga Dubai në Jeddah

Të ngjajshme

Tomë Gashi: Deklaratat e Adriana Matoshit për Vjosa Osmanin janë “katastrofë”

Avokati Tomë Gashi ka reaguar në emisionin “Kosova Live”...

“Move On” nga Era, hiti i momentit kudo ku dëgjohet shqip

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Era Istrefi, ka lansuar...

Cilat janë ushtrimet që e kanë zgjatur karrierën e 40-vjeçarit Luka Modriç?

Pas një tjetër paraqitjeje të shkëlqyer në derbin e...

Dënohet me 20 vjet burgim e akuzuara për vrasjen e kunatit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtore dhe...

Për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, klubi saudit Al‑Ahli Saudi FC ka vendosur t’i transferojë familjarët e disa prej futbollistëve të tij nga Dubai drejt qytetit saudit të Jeddah.

Vendimi është marrë me mbështetjen e Ministrisë së Sportit të Arabisë Saudite.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, disa familje të lojtarëve të huaj të Al-Ahli e ndanin kohën e tyre mes Dubait dhe Jeddah, përcjell “Gazeta Express”.

Megjithatë, autoritetet sportive saudite kanë vendosur ta përshpejtojnë transferimin e tyre për arsye paraprake sigurie.

Për këtë qëllim janë organizuar edhe fluturime private, në mënyrë që familjarët të mund të arrijnë sa më shpejt në Arabinë Saudite.

Vendimi vjen në një moment shumë delikat për rajonin.

Gjatë javës së fundit tensionet janë rritur ndjeshëm për shkak të përplasjeve dhe bombardimeve që i përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Iranin.

Shkëmbimi i kërcënimeve dhe lëvizjet ushtarake e kanë rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit që mund të përfshijë edhe akterë të tjerë rajonalë.

Përballë kësaj klime pasigurie, organizata të ndryshme sportive dhe kompani që operojnë në zonën e Gjirit po marrin masa parandaluese për t’i mbrojtur punonjësit dhe familjarët e tyre. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz