Konflikti në familje i nxjerr zbuluar, mbanin fshehur në banesë municione luftarake
BILLI

Lexo edheI caktohet masa e paraburgimit personit që e mbyti me makinë 12-vjeçaren në Pejë

Është parandaluar në Drenovë të Korçës përshkallëzimi i konfliktit brenda një familjeje. Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 66-vjeçari, i cili posedonte pa leje në banesë armë zjarri, pajisje shpërthyese dhe municione luftarake.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Drenovë kishte konflikt në një familje, dhe se i zoti i banesës posedonte armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e konflikit, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Th.,66 vjeç, i cili po konfliktohej me djalin e tij.
Lexo edheI caktohet masa e paraburgimit personit që e mbyti me makinë 12-vjeçaren në Pejë
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.
Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

21 tet 2026

21 tet 2026