Konfiskohen produkte të mishit në Drenas, nuk i dihej prejardhja |Foto
03

Lexo edheDrenas, mbahet dëgjimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022

Inspektorët e Komunës së Drenasit, ne bashkëpunim me Policinë e Drenasit, të premten kanë konfiskuar produkte të mishit të cilat ishin duke u transportuar në mënyrë ilegale dhe në kushte jo adekuate e higjienike dhe pa dokumentacion të duhur të prejardhjes dhe transportit.
Me këtë rast, janë marr të gjitha masat ligjore ndaj transportuesit i cili ishte kombi-bus për transport të udhëtareve dhe kishte shfrytëzuar automjetin e tij në mënyrë ilegale për transport të produkteve ushqimore.
Drejtoria e Inspekcionit është duke bërë inspektime të vazhdueshme për të rritur sigurinë e përdorimit të produkteve ushqimore në subjektet afariste-hoteliere gjatë sezonit veror për të mirën e qytetarët e Komunës së Drenasit.
Kërkojmë nga qytetarët të bashkëpunojnë me inspektorët komunal dhe policinë që nëse hasin në një dukuri të tillë, të lajmërojnë organet përkatëse.
Lexo edheDrenas, mbahet dëgjimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022

