Konfiskohen 40 kg duhan të kontrabanduar në Kaçanik
dp

Lexo edheShpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë zbuluar sasi prej rreth 40 kilogramë duhan, i cili dyshohet se ishte i kontrabanduar, pasi nuk kishte dokumente përcjellëse.
Pas verifikimeve fillestare, policia ka arrestuar të dyshuarit dhe ka sekuestruar duhanin. Në konsultim me prokurorin kompetent, dy personat janë liruar pas intervistimit, ndërsa vetura u është kthyer.
Duhani i konfiskuar është dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore dhe hetimore.
Lexo edheShpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion